Nga Zak Topuzi*
Industria e turizmit ne Shqiperi, nje prej kolonave kryesore mbeshtetese te ekonomise kombetare rrezikon te pesoje ne ditet ne vijim nje tjeter goditje te forte.
Shqiperia fatkeqesisht nuk figuron ne listen e shteteve prej dhe drejt te cilave mund te udhetojne, si turiste, qytetaret e vendeve te BE-se. Ky segment eshte nder kryesoret dhe me fitimpruresit per turizmin dhe ekonomine tone, perjashtimi i tij do te sjelle deme ekonomike te jashtezakonshme, qe i shtohen situates se tmerrshme te shkaktuar nga kriza Covid19.
Lajmin e ben me te hidhur fakti se shtete te tjera te rajonit tone si Mali i Zi dhe Serbia jane nderkaq ne listen e vendeve te lejuara (njelloj si Greqia dhe Kroacia, qe jane ne BE) dhe do te perfitojne nga kjo mundesi duke terhequr edhe qindra mijera turistet qe do te kishin preferuar Shqiperine (dhe qindra miliona eurot qe do te sillnin ata ne arkat e shqiptareve!).
Ne pamundesi per te udhetuar drejt Shqiperise, operatoret turistike europjane do ti orientojne grupet e udhetareve qe kane bere pararezervime per paketat ne vendin tone, drejt destinacioneve te tjera te lejuara.
Rishikimi eventual i listes pas dates 15 Korrik do te jete i pavlere, pasi pjesa derrmuese e operatoreve profesioniste dhe udhetareve individuale do ti kene mbyllur tashme rezervimet e tyre tjeterkund. Nderkaq shpresat per ndonje zhvillim pozitiv ne Shtator-Tetor (fundi i sezonit tone turistik) jane sot per sot thuajse zero po te konsiderojme parashikimet e OBSH-se per rikthimin e fuqishem te pandemise ne vjeshte.
Ne kete kontekst nevojitet nje perpjekje urgjente dhe maksimale e shtetit shqiptar per ta perfshire Shqiperine ne listen perfundimtare te vendeve ku do te lejohet turizmi nga data 1 Korrik, perndryshe pasojat ekonomike dhe sociale do te jene rrenuese.
Nga konkluzionet e eksperteve te turizmit.