Home KRYESORE Opozita parlamentare letër ambasadorëve: Nuk bëhen hesapet pa hanxhinë

Opozita parlamentare letër ambasadorëve: Nuk bëhen hesapet pa hanxhinë

Grupi i deputetëve të opozitës parlamentare i janë drejtuar me një letër, ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca ku njoftojnë se nuk do ta votojnë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Ata shkruajnë se ndihen të fyer në procesin e negociatave pasi është përjashtuar opinioni i tyre.

Grupi i deputetëve të cilët u futën në Kuvend pas djegies së mandateve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, thonë se kanë qëndruar në Kuvend për të respektuar zgjedhësit dhe në këto kushte kërkojnë minimalisht trajtim të barabartë me ata që janë jashtë Parlamentit.

Në letrën e tyre ata propozojnë që Kodi i Ri Zgjedhor të jetë reflektim i plotë i rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe jo “pazar” mes dy partive më të mëdha politike.

Së dyti ata kërkojnë garanci për ndryshimin e sistemin nga listat e mbyllura në listat e hapura.

Në të kundërt ata njoftojnë se nuk do ta votojnë draftin që do dalë nga marrëveshja në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Letra e grupit të deputetëve të opozitës parlamentare nuk është firmosur nga Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. /Opinion.al

36

Share: