Home KRYESORE Pas disa muajsh mbyllje, mbërrijnë në Shqipëri turistët e parë Biellorusë

Pas disa muajsh mbyllje, mbërrijnë në Shqipëri turistët e parë Biellorusë

Pas disa muajsh mbyllje për shkak të koronavirusit, kanë mbërritur në vendin tonë turistët e parë me charter nga Bjellorusia.

198 turistët kanë kaluar në tunelin e dezinfektimit dhe u është matur temperatura.  Gjatë mbërritjes në tokën shqiptare, dy vajza të veshura me një pjesë të veshjes popullore shqiptare u kanë dhuruar karafila të kuq. Në aeroportin “Nënë Tereza” ishte i pranishëm edhe ministri i turizmit Blendi Klosi.

“Pata kënaqësinë e madhe të dhuroja një buqetë me 198 lule pasi janë pasagjerët e parë që erdhën sot në Shqipëri duke mbushur plot e për plot charterin e parë i cili jo vetëm erdhi në Shqipëri si charteri i parë turistik, po mbas informacioneve që në kemi mbase është charteri i parë turistik në Europë. Edhe shumë mirë që e filluam nga Shqipëria këtë aktivitet rajonal, këte aktivitet evropian duke i dhënë shumë entuziazëm sektorit turistik në Shqipëri. Është një punë e madhe që kemi bërë ne gjithë këto 2 muajt e pandemisë për të krijuar atmosferën për të pritur më shumë turistë në Shqipëri për të krijuar strukturat akomoduese, për të krijuar rregullat e menaxhimit të virusit që akoma nuk është larguar nga Shqipëria që edhe këto fjalë mirëseardhje për stafin për organizatorët për ALER group që arriti të sjellë grupin e parë të turistëve nga Bjellorusia e më pas nga Ukraina e të shpresojmë shumë nga Polonia e nga vende të tjera të vendeve balltike për të pasur një sezon të qëndrueshëm në Shqipëri”,- u shpreh Klosi./ Opinion.al

Share: