Publikohet dokumenti që vërteton se drejtori i Top Channel dhe Presidenti i Partizanit Gazment Demi janë tanimë pronarë të një supertoke në Dhërmi.
Ky është dokumenti i regjistrimit që fakton se Ben Blushi dhe Gaz Demi kanë ndarë tokën me njëri-tjetrin përpara resortit të biznesmenit Pandi Carapuli pranë Folie Marine, në Dhërmi,
Dokumenti është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe siç duket qartë, për të bërë pronar Blushin të 6000 m2 tokë buzë detit, ka firmosur drejtori i Hipotekës Bilal Aliaj i cili pas kësaj, ka dhënë edhe dorëheqjen duke ‘larë duart’.
“Miq, po ju paraqes dokumentin e rregjistrimit nga Arben Malavita të tokes buzë ujit në Dhërmi si pronë private se bashku me Gazmend Ramën.
6000 m2 tokë të gjitha me fallsifikim dokumentash, u rregjistruan me urdhër të Edvin Hajdutit nga drejtor kurbani i radhes ne hipoteken e Vlorës, i cili pasi rregjistroi pronën e grabitur nga dyshja Arben Malavita – Gazmend Rama dha dorëheqjen natyrisht duke marrë garanci të plota se narkoprokuroria nuk do ta shqetesoje atë.
Prona buze uji e grabitur me dokumenta fallco nga Arben Malavita dhe Gazmend Rama vendoset para nje resorti, investim i shpallur strategjik nga vet Edvini. Çka dmth toka buzë detit i ishte dhëne resortit per shfrytezim per 20 vjet. Por binomi Arben Malavita – Gazmend Rama dhe bishti mbrapa fituan si zakonisht mbi ligjin”, shkruan Berisha.
“Ligji i mafies prevalon mbi ligjin e vendit. Ky është dokumenti i lumturimit të Arben Malavites dhe Gazmend Rames dhe bishtit mbrapa që u regjistrua dhe firmos me urdher te Rames nga drejtori 24 oresh i hipotekës se Vlorës, i cili është dhe i 6-shti, si ne asnjë hipoteke të planetit që jep doreheqjen në 6 muajt e fundit”, përmbyll Berisha./NewsBomb