Home KRYESORE Reforma zgjedhore, Soreca mbledh në zyrë ambasadorët

Reforma zgjedhore, Soreca mbledh në zyrë ambasadorët

Ka nisur në orën 11:00 takimi mes ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe i OSBE-së. Takimi është thirrur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zhvillohet në zyrën e tij.

Zhvillimet vinë pas negociatave maratonë për reformën zgjedhore që ende nuk janë finalizuar me një marrëveshje. Paralelisht, në selinë e Partisë Demokratike, kreu i saj, Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim me ekspertët e opozitës për reformën.

Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA Yuri Kim përgëzoi partinë në pushtet dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë.

Share: