Home KRYESORE Shabani: 52% e shqiptarëve votuan kundër Ramës, sistemi i dha 74 deputetë

Shabani: 52% e shqiptarëve votuan kundër Ramës, sistemi i dha 74 deputetë

Pedagogu Endri Shabani ka shpjeguar gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, mënyrën se si ndikon sistemi rezultatet e qeverisjes. Sipas Shabanit, duke iu referuar votimit të vitit 2017, kanë qenë 52% e shqiptarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës, megjithatë ai ka arritur të marr 74 deputetë vetëm falë sistemit.

Shabani: Ka dy mënyra për të manipuluar votën. Njëra është mënyra e paligjshme. Ka dhe një mënyrë të ligjshme. Ky është sistemi zgjedhor. 52% e votuesve në zgjedhjet e vitit 2017 kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndërkohë që 52% e qytetarëve kanë votuar kundër, Edi Rama ka marrë 74 deputetë pa koalicion. Nëse do kishim një sistem tjetër, Edi Rama sot do ishte ose në opozitë ose në një koalicion qeveritar me disa parti të tjera.

Fevziu: Çfarë problematike ka ky sistem?

Shabani: E para manipulon votën. Kushdo që është i pari, i ka dhënë 7 mandate që qytetari nuk ja ka dhënë. Ne kemi një sistem që manipulon vullnetin e qytetarëve. I jep Edi Ramës 7 deputetë që nuk kanë qenë për Edi Ramën. Shto dhe reformën administrative. E para është pabarazia e votës. 87 mijë votues në Kukës kanë 3 deputetë. 87 mijë votues në Dibër kanë 4 deputetë. Qyetarët e Dibrës kanë 1 përfaqësues me shumë se qytetarët e Kukësit. Për çfarë arsye?

Fevziu: Pse?

Shabani: Sepse kështu i kanë ndarë zonat zgjedhore e dhe i kanë dhënë një deputet më shumë asaj zone që është zonë e majtë. Ndodhi në 2015 dhe Basha nuk u fut në reformë. 1 deputet i Tiranë sot përfaqëson 26 mijë banorë, 1 deputet i Gjirokatsrës përfaqëson 12 mijë banorë. Ka një manipulim të vullnetit të qytetarëve. Pra ja jep tepsinë Edi Ramës dhe pse nuk ja kanë dhënë votuesit.  Lista e mbyllur do të thotë që nëse Edi Rama lajthit dhe vë një kalë të parin në listë ai bëhet automatikisht deputet. Nëse një grup kriminel e merr peng Bashën ose Ramën, ky krimineli është automatikisht në parlament./Opinion.al

Share: