Home KRYESORE SHBA, vazhdojnë në ditën e 12-të protestat për George Floyd

SHBA, vazhdojnë në ditën e 12-të protestat për George Floyd

Protestat që u përhapën në mbarë SHBA-në pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd si pasojë e dhunës policore kanë vazhduar për të 12-tën ditë me radhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe të shtunën, mijëra persona nga qyteti lindor i New York-ut e deri në Los Angeles në perëndim u mblodhën nëpër rrugë për të kërkuar drejtësi dhe reforma në polici.

Shumë njerëz u tubuan në Central Park në Manhattan të New York-ut, ndërkohë që afër një mijë të tjerë protestuan në Brooklyn.

Sipas mediave lokale, rreth 150 protestues në Minnesota, shteti ku ndodhi vrasja e Floyd-it, u mblodhën para shtëpisë së guvernatorit duhe thirrur parulla.

Ndërkohë, afro pesë mijë protestues morën pjesë në Chicago, ndërsa protesta paqësore u organizuan në Los Angeles.

Në kryeqytetin Washington u organizua një nga protestat më të mëdha.

Ndryshe, 46-vjeçari George Floyd humbi jetën të hënën e javës së kaluar në qytetin Minneapolis kur një polic i vuri gjurin në qafë për disa minuta gjatë arrestimit nën dyshimin për mashtrim, përkundër thirrjeve të tij se nuk po mund të merrte frymë.

Një pjesë e protestave pas vrasjes së tij janë shndërruar në incidente të dhunës dhe plaçkitje.

Top Channel

Share: