Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, për shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve.
Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba. Lidhur me këto raste kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar se të gjithë të gjobiturit do të rimbursohen.
Rama ka ftuar qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës që të aplikojnë tek faqja e tatimeve online.
Njoftimi i Ramës:
TË GJITHË QYTETARËT QË DISPONOJNË DOKUMENTIN E PAGESËS SË GJOBËS SË AUTORITETEVE GREKE PËR SHKAK TË KALIMIT TË AFATIT TË QËNDRIMIT NË GREQI, JANË TË LUTUR TË APLIKOJNË PËR RIMBURSIMIN:
*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve🇦🇱🤝🇬🇷
Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR👐🏿❤️
NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI😊
Top Channel