Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u pyet sot në studion e emisionit Opinion për situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë.
Ditët e fundit ka patur një shtim rekord të rasteve të prekura nga koronavirusi dhe kjo ka disa faktorë tha ministrja Manastirliu.
Ajo tha se shtimi i rasteve të reja nuk vjen si pasojë e shtimit të testimeve por është pasojë e hapjes dhe mos respektimit të protokolleve të sigurisë.
“Është një situatë që reflekton rihapjen vjen me numra të shtuara . Ka patur një shtim të rasteve krahasuar me një javë më parë. Ka disa fajtorë që lidhen me mos respektimin e protokolleve. Testet janë një rrjedhojë dhe arsye për të bërë në momentin që janë një hetim epidemiologjik. Karantina na dha një panoramë të qartë të situatës. Tani ndiqet e njëjta strategji duke ndjekur dhe izoluar më shumë. Përgjatë dy javëve kemi patur grumbullime, festa në familje, ceremoni mortore, kemi vatra familjare, në institucione. Ne e kemi thënë që në fillim se është një realitet i ri. Hapja kërkon zbatimin e protokolleve rigoroze, duhen mbajtur maskat aty kur nuk ruhet dot distancomi fizik. Përgjegjësia kryesore e jona është sigurimi që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur. Ne do të jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojnë protokollet.”- tha Manstirliu. /Opinion.al