Të bllokuar brenda një fabrike me kanabis që u përfshi nga flakët, një shqiptar humbi jetën ndërsa një tjetër mundi të mbijetonte, bëjnë me dije mediat e huaja.
Të bllokuar brenda një fabrike me kanabis që u përfshi nga flakët, një shqiptar humbi jetën ndërsa një tjetër mundi të shpëtonte bëjnë me dije autoritet e huaja.
Në një shkrim të publikuar në faqen Birmingham mail, shkruhet se 2 shtetasit shqiptarë janë viktima të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Viktima, një 43-vjeçar, ende i paidentifikuar zyrtarisht nga autoritet, së bashku me një tjetër shtetas shqiptar, në të 20-at, ishin mbyllur brenda një fabrike kanabisi në Brierley Hill, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e të enjtes që lamë pas (4 qershor 2020).
Shtetasi tjetër shqiptar mundi të mbijetonte dhe është larguar edhe nga spitali, por policia nuk bënë me dije as emrin e 20-vjeçarit.
“Njësia, e përdorur për rritjen e kanabisit, ishte e bllokuar që do të thotë se këta njerëz nuk kishin asnjë mënyrë për t’i shpëtuar zjarrit,” tha policia në një deklaratë.
Zjarri u zbulua rreth orës 7:30 të pasdites të së enjtes e ndërsa viktima humbi jetën nga plagët e marra një ditë më vonë.
Top Channel