Home KRYESORE Votuan për shembjen e Teatrit, paditen anëtarët e Këshillit Bashkiak

Votuan për shembjen e Teatrit, paditen anëtarët e Këshillit Bashkiak

Aleanca Për Mbrotjen e Teatrit ka paditur sot anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës që votuan për shembjen e Teatrit Kombëtar, drejtorët e Bashkisë që miratuan akt ekspertizën për shembjen e Teatrit dhe drejtorin e IKMT-së, Mariglen Qato.

AMT i akuzon ata për shpërdorim detyre, shkatërrim të veprave kulturore dhe shkatërrim të pronës.

Kjo është padia e 5-të që Aleanca bën në prokurori për çështjen e Teatrit Kombëtar. Më parë ata kanë paditur kryebashkiakun Veliaj, nënkryetarin Mazniku, inxhinierët që kanë hartuar akt-ekpertizën dhe ministrin e Brendshëm Lleshaj dhe drejtorin e policisë Ardi Veliu.

Aleanca paralajmëroi se padia e radhës do të jetë për shkatërrimin e rekuizitës së Teatrit Kombëtar, e cila u shkatërrua bashkë me godinat teatrore në agimin e 17 majit.

“Po presim të shohim lëvizje konkrete, ne do të këmbëngulim deri në fund dhe jam i bindur se me veprimet tona juridike do të kthejmë shpresën se gjërat mund të bëhen në këtë vend”, tha Robert Budina./Opinion.al

Share: