Home KRYESORE Akuzohet si “gylenist” nga Ankaraja,i refuzohet azili turkut Selami Simsek

Akuzohet si “gylenist” nga Ankaraja,i refuzohet azili turkut Selami Simsek

Pas refuzimit të kërkesës për azil politik të shtetasit turk Harun Çelik në fund të vitit të shkuar, autoritetet shqiptare kanë refuzuar edhe kërkesën e Selami Simsek.

Të dy këta shtetas u arrestuan një vit më parë në aeroportin e Rinasit pasi tentuan të udhëtonin me dokumente false për në Kanada.

Në turqi ata dyshohen si anëtarë të lëvizjes “Gylen”, e shpallur organizatë terroriste nga Ankaraja zyrtare.

Sipas vendimit të drejtorisë së azilit marrë në datën 9 mars të këtij viti, Simsek nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar azil.

Më 1 janar të këtij viti autoritetet shqiptare dëbuan për në Turqi shtetasin Harun Çelik menjëherë pasi kreu dënimin prej 6 muajsh burg për falsifikim dokumentesh në vendin tonë.

Ai sëbashku me Simsek pretendojnë se në Turiq u rrezikohet jeta. Me të mbërritur në Turqi, Çelik u arrestua nga autoritetet vendase dhe po përballet me drejtësinë.

Dëbimi i tij shkaktoi një valë të fortë debatesh pasi sipas avokatëve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, përfshi OKB dhe BE, mësuesit turk iu mohua e drejta për azil politik dhe u dëbua në shkelje procedurash.

Kombet e Bashkuara ndërkohë kanë nisur një hetim lidhur me këtë çështje ku i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare sqarim mbi procedurat e ndjekura. /Opinion.al

Share: