Home KRYESORE Covid 19, Karantinat janë eksperimente sociale dhe ekonomike të dhunshme.

Covid 19, Karantinat janë eksperimente sociale dhe ekonomike të dhunshme.

Nga Dritan Shano

Strategjia e ndjekur në kuadër të COVID-19 për izolimin e njerëzve dhe të ekonomisë me parimin “një masë i bën të gjithëve” jo vetëm nuk mund të ketë sukses, por mbetet një eksperiment social i dhunshëm, pasojat e shumëanshme të të cilit mbi jetën e njerëzve nuk kanë filluar ende të shpalosen.

Jeta e njeriut është e bazuar mbi kontaktin e plotë me habitatin e vet. Mjekësia ka një rol të vogël, periferik, në jetën e njeriut; suksesi i së cilës lidhet jo me qasjen me shumicë, por me aftësinë për ta personalizuar sa më shumë trajtimin mjekësor për njerëzit, siç edhe ADN është ndryshme për çdo njeri.

Kur janë të sinqerta, tendenca e qeverive për mjekësi me shumicë, me pretendimin se do ndalojnë vdekjen, dhe ideja se mjekut i dhimbset jeta ime më shumë se mua vetë, nuk duhen trajtuar me më shumë seriozitet sesa një pordhë me rigon.

Kur këto janë të pasinqerta, siç edhe mund të verifikohen në kohë, duhen luftuar dhe kundërshtuar me çdo mënyrë, sepse janë mjete nënshtrimi të njerëzve për të garantuar një pushtet totalitar mbi ta.

Share: