Home KRYESORE COVID 19, KUJDES NGA LAJMET E RREME, NATYRISHT QE FILLUAN…

COVID 19, KUJDES NGA LAJMET E RREME, NATYRISHT QE FILLUAN…

Nga Prof. Dr. Kristaq Berxholi

MIQ

Ka filluar te shperndahet nje lajm ne Fb se:

“Ne Kine eshte izoluar nje virus nga derrat dhe Kina eshte ne alarm dhe qe rrezikohen njerzit”:

Si eshte e verteta:

Po. Eshte izoluar nga trakti i siperm respirator nje virus H1N1, jo nga organe te tjera, i cili ka potencialin te infektoje njeriun. QUHET NDRYSHE DHE GRIPI I DERRIT. Ky virus, eshte i njejte me virusin me inicialin A/H1N1 te izoluar qe ne vitin 2009. Gjate kesaj periudhe, ky virus, ka pesuar nje mutacion, gje qe eshte normale dhe eshte emertuar G4 EA H1N1. Antitrupat e ketij virusi te mutuar, jane pare tek punonjesit qe u sherbejne derrave, ne perqindje te ulet.

Deri tani, virusi, nuk kalon nga njeriu tek njeriu, nuk shkakton vdekje. Eshte tip gripi.

Vaksina e prodhuar qe ne 2009, ne rast emergjente, adaptohet pa asnje problem per te vaksinuar njerzit.

VIRUSI NJIFET. ESHTE IZOLUAR DHE MBAHET NEN KONTROLL. ASNJE SHTET NUK ESHTE NE PANIK. MOS BESONI LAJMET E RREME.
SHUME SHPEJT DO KENI NJE INFORMACION ME TE GJERE, SI VIRUS ZOONOTIK.

Share: