Home KRYESORE MËSUAM DIÇKA SHUMË TË DOBISHME RRETH SITUATËS SË COVID NË SHQIPËRI!

MËSUAM DIÇKA SHUMË TË DOBISHME RRETH SITUATËS SË COVID NË SHQIPËRI!

Nga Erion Dasho

Studimi i kryer për praninë e antitrupave anti-COVID midis pacientëve të katër qendrave shëndetësore të Tiranës nuk mund të jepte rezultate më të ndryshme nga ato që u konstatuan. Prevalenca e antitrupave midis pacientëve të Poliklinikës Nr. 9 ishte 17.5%, ndërkohë që në tre poliklinikat e tjera, kjo prelavalencë rezultoi 0%, 2.8% dhe 6.3%.

NUK MUND TË MOS BËHET LIDHJA MIDIS GJETJEVE TË STUDIMIT DHE SHPËRTHIMIT TË COVID MIDIS PERSONELIT MJEKSOR TË POLIKLINIKËS NR. 9 NË FILLIM TË MUAJIT QERSHOR!

Ndonëse media u përpoq të përgjithësojë rezultatet e studimit dhe rekomandimet e tij për të gjithë popullatën e kryeqytetit, shumë filtra duhet të kalojnë para se një gjë e tillë të mundësohet.

Pacientët janë një kategori shumë specifike (aq më tepër, kategori në risk në raport me COVID) dhe si të tillë mund të japin vetëm të dhëna të përafërta me atë që ndodh në popullatën e përgjithshme.

Një mesazh qartësisht i dallueshëm i studimit është:

INSTITUCIONET SHËNDETËSORE NË SHQIPËRI ISHIN VATRAT E PËRHAPJES SË COVID!

RIKTHIMI I TYRE NË MJEDISE ME RISK ZERO PËR TRANSMETIMIN E COVID ËSHTË DETYRIM!

PËRGJIGJA KUNDËR COVID DUHET TË NISË NGA INSTITUCIONET SHËNDETËSORE, JO VETËM LIDHUR ME PARANDALIMIN (ASHTU SI SUGJERON STUDIMI NË FJALË), POR EDHE ME TRAJTIMIN (ASHTU SI SUGJERON SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE NË PËRKEQËSIM)!

ËSHTË KOHA QË AUTORITETET SHËNDETËSORE TË VENDIT TË DËGJOJNË EKSPERTËT DHE TË VEPROJNË SIPAS KËSHILLAVE TË TYRE!

KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!

Share: