Home KRYESORE Murrizi: Do të ulim me këmbë në tokë Ramën dhe deputetët e...

Murrizi: Do të ulim me këmbë në tokë Ramën dhe deputetët e tij, nuk jemi si ato që shahen natën dhe rrinë bashkë ditën

Pas takimit 80 minutësh me kryeministrin Edi Rama, në një deklaratë për mediat foli deputeti opozitar Myslim Murrizi.

Sipas Murrizit, listat e hapura që ata kërkojnë me aq ngulm, janë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Ndër të tjera, Murrizi tha se do të rikthejë me këmbë në tokë, zotin Rama dhe 74 deputetët e Partisë Socialiste. Duke shtuar se në 15 muaj që ato janë në parlament, me kryeministrin janë takuar vetëm dy herë për Reformën Zgjedhore. Ndërsa për tendera me kryeministrin sipas tij, takohen ata persona që rrinë bashkë ditën, e natën shahen me njëri-tjetrin.

“Ne kërkuam që shqiptarët me votat e tyre të zgjedhin të preferuarin e tyre. Nëse nuk hapen listat e kandidatëve për deputet dhe nuk shkojmë pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, që thotë administratë zgjedhore dhe rezultati të jetë i pa paragjykuar nga palët pjesëmarrëse. Ramës ia bëmë të qartë që mund të bësh pazarin sa të duash me ato që janë jashtë, ne nuk votojmë asgjë nga ato që kemi kërkuar. Zoti Rama nuk është pro listave të hapura, është si Basha e Kryemadhi që njerëzit i duan si votues e jo si zgjedhës. Ne mendojmë që do të ulim me këmbë në tokë, zotin Rama dhe 74 deputetët e tij. Ne jemi takuar me Ramën gjithsej këto dy herë që ju e keni përcjellë, vetëm për listat e hapura. Për tendera e PPP takohen ato që shahen natën dhe rrinë bashkë ditën. Janë mbi 70 parti politike që duan të jenë të qetë dhe të qartë nga rezultati që do të marrin”, tha Murrizi.

Top Channel

Share: