Home Gjeo-Ekonomia Video/Protesta kundër mbylljes nga COVID në Serbi, sulmohet parlamenti

Video/Protesta kundër mbylljes nga COVID në Serbi, sulmohet parlamenti

Protesta të dhunshme po mbahen këtë mbrëmje në Serbi. Qindra njerëz në rrugët e Beogradit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve të martën. Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Një grup i mbështetësve të opozitës sulmoi godinën e parlamentit njofton Reuters, në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës. Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Beogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas policia i ka nxjerr jashtë.
“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndjehet në ajër”, ka thënë për televizionin N1, Radomir Lazoviç./Opinion.al

Share: