Home KRYESORE NASA krijon pajisjen e veçantë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

NASA krijon pajisjen e veçantë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Shumë ekspertë rekomandojnë që njerëzit të shmangin prekjen e fytyrës, si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Në kuadër të kësaj, NASA ka ndërmarrë një hap më tej dhe ka krijuar një pajisje, që iu kujton njerëzve të mos prekin fytyrën.

E njohur si “Pulsi”, pajisja mund të varet në qafë, e cila shkakton dridhje kur duart e një personi afrohen shumë afër fytyrës së tyre.

PULSE është një pajisje 3D që pulson, ose dridhet, kur dora e një personi po i afrohet fytyrës. Dridhjet stimulojnë një reagim, duke iu kujtuar përdoruesve të mos prekin fytyrën në mënyrë që të shmangin infeksionin e mundshëm”, thuhet në reagimin e NASA-s.

Kjo pajisje është krijimi më i fundit nga NASA, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Në Prill, ajo krijoi një ventilator për pacientët me sëmundje kritike. Pajisjes, e cila kushton shumë më pak se ventilatorët normal, iu dha miratimi i përdorimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave më vonë atë muaj. /abcnews.al

Share: