Home QASJE QE BEN LAJM NJE BOTE PLOT NGJYRA DHE DRITE

NJE BOTE PLOT NGJYRA DHE DRITE

Ne kater shkolla te Malesise se Madhe

Kur femijet dine te „luftojne“ ne mbrojtje te te drejtave te tyre.

Heshtja dhe qetesia e kater shkollave nentevjecare te Malesise se Madhe u prish ne javen e fundit te qershorit. Edhe pse jashte procesit mesimor oborret dhe ambientet e tyre u mbushen me tinguj, recitime dhe lojragjithfarelloj. Nje bote e vertet ngjyrash qe vetemfemijet dine ta krijojne. Nga Kopliku ne Bajze, nga Vraka ne Grizhe, aktivitetet ishinpjese e Projektit “Nje Karavan per te drejtat e femijeve” financuar nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga Shoqata Nderkombetare per Solidaritet SHIS.

Me heret karavani e kish nisur rrugetimin e tij me trainimin e 20 mesuesve dhe drejtoreve te shkollave 9 vjecare terrethit. Gjithcka synonte ne promovimin e praktikave me te mira nga abuzimi dhe dhuna permes nje qasjeje gjitheperfshirese dhe edukative. Ishte kjo berthame mesuesish dhe drejtoresh qe percollen me pas me pas neper shkollat respektive dije dhe praktika ne segmentet e stafeve pedagogjike duke trainuarkeshtu mesues te tjere.

Laura Xhaxhiu, projekt menaxhere e Organizates “Open Doors” eshte e mendimit se trainime te tilla hapin mundesi te reja ne fushen e komunikimit me komunitetin si dhe ne rritjen dhe forcimin e rolit te shkolles si qender komunitare.

Dhe stacioni i fundit i rrugetimit te Karavanit ishin ambientet e kater shkollave te Malesise se Madhe ne kete fundqershori. Ndalesa e pare u be ne shkollen “Vasil Shanto” ne Vrake.

Nje program i pasur artistik mori jete Brenda dhejashte ambienteve te shkolles.Gjithcka kishte shkelqimin e festes, nje feste qe mbante emrin e nxenesve te te gjitha cikleve. Recitime, kengedhe valle te zones shpalosen talent dhedashuri. Nje dashuri per krijimet qe i kishinideuar vete. Me tej nje mini ekspozite me punimet e tyre ishte vendosur ne nje kend teshkolles. Punime me laps e bojra, akuarel e pastel si dhe tema e te drejtave tefemijeve,deshira per tu ndjere apo nje betejekunder bullizmit.Ishte gjithcka ne kete mini expozite.

Te njejten atmosfere e hasem edhe ne shkollen “Muhamet Hasmuja” ne fshatin Grizhe. Gjithsecili prej nxenesve kerkonte te shpaloste dicka te tijen, te demonstronte njedhunti, nje fantazi apo nje interpretim gjithe fantazi dhe shije.

Ne shkollen e radhes  “AbdylFrasheri” ne Koplik  aktivitetet moren jete ne palestren e stermadhe te shkolles. Karavanin e pret drejtori Shaban Duka. Sipas tij ka nje shperthim te talenteve te nxenesve si dhe nje deshire qe ata te ndjehen, te jene faktore permes krijimtarise se tyre per te percjelle mesazhe per te drejtat e tyre. Dhe kjo ndihej gjithkund.

E njeta atmosfere edhe ne shkollen “Preke Gjoni” ne Bajze. Muzika vinte qe larg dheatmosfera ishte ndezese. Sepse gjithkund kercehej, kendohej apo pikturohej. Ne oborr, ne hyrje te shkolles, neper shesh pushime e korridore. Nje atelie e madhe artistike ku aktoretishin nxenesit e klasave te pesta, te gjashta apote teta. Leme pas kete bote te mrekullueshmefemijesh dhe talentesh. Nje hapesire qe pasi te kambushur me shprese e merr me vete per njekohe te gjate ne rrugen e kthimit per ne Tirane.

Duke menduar. Ka jete, ka perpjekje, tatalent por edhe beteja femijesh edhe atje larg ne periferi te Shqiperise.

Share: