Home Gjeo-Ekonomia Rikthimi i shërbimit urban/ Abonetë nisin në gusht, rregullat e reja

Rikthimi i shërbimit urban/ Abonetë nisin në gusht, rregullat e reja

Edhe pse i konsideruar me rrezikshmëri të lartë për të përhapjen e COVID, shërbimi urban është rikthyer në kryeqytet mëngjesin e së hënës. Pas 4 muajsh ndërprerje, ky shërbim ka qenë tepër i diskutueshëm edhe për shkak të mosrënies dakord të shoqatës së transportit me disa nga kriteret e vendosura në kushtet e reja COVID.

Për këtë arsye, rikthimi në punë i autobusëve urbanë është shqëruaruar me një sërë rregullash që duhen respektuar si nga stafi ashtu edhe nga qytetarët.

Sipas këtyre protokolleve, cdo përdorues i transportit publik është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie. Në rast të shkeljes së rregullave nga ana e qytetarëve ata do të gjobiten.

Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit e po kështu edhe personeli i transportit publik do të jenë të detyruar të përdorin maska.

Edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.

Është e detyrueshme që, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.

Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.

Por nga ana tjetër, ajo që mediat kanë raportuar këtë mëngjes lidhet me faktin që qytetarët që përdorin këtë shërbim për muajin Korrik do të duhet të udhëtojnë vetëmme biletë, ndërkohë që pajisja me abone pritet të nisë nga muaji Gusht./Opinion.al

Share: