Ministri i brendshëm slloven Ales Hojs ka dhënë dorëheqjen dhe ministri i ekonomisë Pocivalsek u arrestua në kuadër të një hetimi për parregullsi në blerjen e mjeteve mbrojtëse gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa, kreu i policisë ka dorëzuar mandatin e tij në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së forcave speciale të policisë në këtë çështje.
Ministri i ekonomisë, që sipas mediave sllovene dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit në operacionet e blerjeve të materialeve mjekësore dhe shëndetësore, ka mohuar akuzat dhe është lënë i lirë pas kontrollit që iu bë banesës dhe zyrës së tij.
Kryeministri konservator Janez Jansa ndërhyri në mbrojtje të ministrit të brendshëm duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të motivuar politikisht, dhe të mbështetur nga opozita për të destabilizuar situatën duke vënë në vështirësi qeverinë. /abcnews.al/