Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Diplomati i njohur: Inferioriteti ynë absurd…

Diplomati i njohur: Inferioriteti ynë absurd…

Pak alegori nga Shaban Murati

Që ne shqiptarët e kemi gjenetik kompleksin e inferioritetit e tregon fakti se shqiptari i ka shpëtuar jetën dikujt dhe nuk thotë ”faleminderit” i shpëtuari, por i thotë shqiptari vetes “faleminderit unë, që të shpëtova ty”.

Shqiptari i dalldisur nga inferioriteti ngren muzeume kombëtare për vuajtjet e atij, që ka shpëtuar, dhe nuk ka ngritur një muzeum kombëtar për vuajtjet e genocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri.

Shqiptari i fut në shkollat e veta lëndën e vuajtjes së atij, që ka shpëtuar, dhe nuk fut në shkolla lëndën e martirizimit të kombit të vet.

Shqiptari ngren në oborrin e vet monumente e memoriale në nderim të atij, që ka shpëtuar, kurse i shpëtuari nuk ngren në oborrin e tij asnjë monument apo memorial të posaçëm si falenderim për shqiptarin si shpëtimtar.

Dhe që të arrihet kulmi, shteti shqiptar i jep dekoratat më të larta atij, që është shpëtuar, kurse shteti i të shpëtuarit përçmon interesin kombëtar shqiptar.

Duke parafrazuar një shkrimtare amerikane, është lehtë njeriu dhe shteti të bëhen krimb, mafton të mos ankohen kur e shkelin.

Share: