Home KRYESORE Gazetari: Bashkia Himarë Jorgo Goro, nuk ju kushton te sillni 2 kosha...

Gazetari: Bashkia Himarë Jorgo Goro, nuk ju kushton te sillni 2 kosha mbeturinash ne Gjipe!

Nga Osman Stafa

“Shqipnia u ba, tash duhen ba shqiptaret!”
At Gjergj Fishta

Por a do behen ndonjehere shqiptaret?

Jepeni pergjigjen secili vete. Une po e humbas shpresen cdo dite e me shume. Po e humbas se jemi nje popull pa ndergjegje qytetare, pa kulture, se cdo gje jashte pragut te shtepise sone, e shikojme si te huaj, jo tonen, e si te tille nuk e mirembajme, por e ndosim.

Keto pamje jane ne Gjipe.

Nje nga vendet me te magjishme te jugut, e qe ka mbetur ende i virgjer, eshte shenderruar ne nje kosh mbeturinash. Nje plazh i vogel, nje gji perrallor, qe te jep nje qetesi shpirti te mahnitshme. Por ce do, kjo qetesi shpirti te perzihej me nje arome kalbesire, te pakendshme qe te prishte qetesine, te cilen ti kishe ardhur te gjeje.

Dy jane pergjegjesit

Dua t’i jap noten 1-sh, Bashkise se Himares. Asnje infrastrukture, qe njerezit te mund te hedhin mbeturinat. Cdo gje e lene ne meshire te fatit dhe ne ndergjegje te njerezve. (Shumica se kane).

Nje 2-sh, Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit. Zero menaxhim per te ruajtur plazhet publike. Plazhi ne Gjipe konsiderohet publik.

Nje 0 pushuesve. (Atyre qe hodhen per dite me radhe mbeturinat e tyre ne kete vend).
Te vish ne Gjipe, duhet te ecesh rreth 30 minuta ne kembe. Njerezit marrin ushqime me vete, pije e c’tu nevojitet. Por pasi i konsumojne nuk i marrin perseri mbrapsht, por i hedhin ku te munden. E vertete qe nuk ka kosha, por kjo s’do te thote qe Gjipene⁸ ta kthejme ne nje kosh mbeturinash.

Rruga e dyte per te ardhur, eshte deti. Pushues qe vijne me varka e skafe, dhe e kane shume kollaj qe mbeturinat t’i marrin, por nuk e bejne.

Te keputet shpirti kur shikon nje bukuri te tille, dhe vete dora e njeriut e papergjegjshmeria e shtetit bejne qe te kthehet ne nje kazan mbeturinash, e ne nje vend qe shperndan arome te pakendshme, qe te ben te ikesh sa me pare.

Dreqin, e dua kete vend, me dhemb per kete vend, dhe dua qe kete mrekulli qe Zoti na e ka fal, ta mbajme paster. Mora disa qese nga nje lokal, e fillova te mbledh mbeturinat. Dallget po fillonin t’i merrnin mbeturinat brenda ne det. Fillova i vetem…

Me pas mu bashkua dhe Renaldo Salianji, shoku i kauzave te mira. Reagimi i ne te dyve e dha efektin. Disa djem rreth te 20-tave nga Fieri,(Renato, Blerimi, Miri, Xhentian, Ornel), na u bashkuan e na ndihmuan qe per 45 minuta kete pellg te madh me mbeturina ta pastronim. Mbeturinat i mori ne makine nje qytetar tjeter dashamires, i cili vinte cdo vit ne Gjipe.

Bashkia Himarë Jorgo Goro, nuk ju kushton te sillni 2 kosha mbeturinash ne Gjipe.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi mjaft pritet chartera me turiste ne aeroport, por merrni pergjegjesi per plazhet publike.

O shqipo ato qe mbeten nga ajo qe ha, merri me vete ne makine, e hidhi ne koshin me te afert.

PUSHO SHQIP DHE MBAJ PASTER

Share: