Home KRYESORE Infermierja shpëton tre bebe të sapolindura pas shpërthimit në Beirut

Infermierja shpëton tre bebe të sapolindura pas shpërthimit në Beirut

Një infermiere arriti të merrte në krahë dhe të mbronte tre bebe të porsalindura, duke i nxjerrë jashtë një spitali të prekur nga shpërthimi i së martës në Beirut. Kështu ka treguar për Cnn arab fotoreporteri Bilal Jawich, i cili tha se ndodhej në banesën e tij kur ndodhi shpërhtimi.

“Ndoqa tymin dhe mbërrita në portin e Beirutit” tha ai duke shtuar se intuita profesionale e bëri që të shkonte në spitalin “Al Roum” në zonën e Ashrafieh.

Ajo që ai pa ishte e jashtëzakonshme. “U emocionova kur pashë infermieren që mbante tre të sapolindur, krejtësisht e qetë dhe në kontrast me gjithë atmosferën që zhvillohej vetëm 1 metër më tej. Disa të  vdekur shtriheshin pranë saj”, tha Jawich për CNN Arab.

Jawich tha se më pas, infermierja i kishte treguar se ajo vetë ndodhej në maternitet kur ndodhi shpërthimi. I kishte thënë se kishte marr një goditje dhe kish humbur ndjenjat dhe më pas, e gjeti veten duke mbajtur bebet në duar. Por jo të gjithë kanë qenë me kaq fat në këtë spital. George Saad, menaxher i katastrofave për spitalin, tha se 12 pacientë, 2 vizitorë dhe 4 infermierë humbën jetën në incideetin e së martës, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje kritike. 80% e spitalit dhe 50% e pajisjeve të tij janë shkatërruar tashmë./Opinion.al

Share: