Home Gjeo-Ekonomia Kryetari i shoqatës së Turizmit: Rradhët e shqiptarëve në kufi me interes...

Kryetari i shoqatës së Turizmit: Rradhët e shqiptarëve në kufi me interes ekonomik për Greqinë

Nga Zak Topuzi

Për te gjithë skeptiket, qe mendojnë se ngjarjet ne kufirin grek jane rastësore, qe vine si rezultat i urgjencës per te zbatuar Protokollet Kovid19, qe përgjegjësia është e shqiptareve qe nuk dine te organizohen, etj, etj.

Jo , bile e organizuar mjeshtërisht, me qëllimin kryesor, te mbaje brenda vendit valuten ne keto dite te veshtira per cdo shtet.

Po e argumentoj me shifra.

Industria greke e turizmit eshte shtylla kryesore e ekonomisë së vendit Të ardhurat greke të turizmit përbëjnë gati një të tretën (deri në 30.9%) të PBB-së së vendit, duke arritur deri në 57.1 miliard euro . Në rajonin e Egjeut jugor, deri 97% te PPB, varet nga turizmi.

Turizmi, gjeneron deri në 44.2% të vendeve të punës në Greqi. Por konstatimi me i rendesishem : 90% e të ardhurave të gjeneruara nga turizmi vijnë nga vizitorët e huaj. Pra te ardhurat ne PPB, nga turizmi vendas jane vetem 10%!!!.

Per Greqine, sot, kur kufijte e BE jane te mbyllur, stimulimi i turizmit vendas, eshte jetik per ti shpetuar falimentit. Ky është rezultat i një studimi të fundit nga “ Institute of Greek Tourism Companies” (INSETE) .

Dihet qe nje nga industrite me te goditura nga pandemia ka qene Turizmi & Udhetimi. Vendet e rajonit mbeshteten turizmin vendas dhe e stimuluan ate me shume forma. Nje nga format ishte nje “Bonus” per ta shpenzuar per turizmin vendas ( Maqedonia Veriut 150euro/person, Italia 300-500euro/familje, etj) .

Greqia mund ta siguroje keto te ardhura duke mbajtur brenda kufijve te saj diasporën shqiptare, duke e denigruar ate ne kufi dhe duke krijuar opinionin qe vendit te tyre , shqiperise, ky potencial ekonomik , nuk i intereson me!!!

Per ta bere me interesante po jap disa shifra zyrtare,qe tregojne se shqiptaret jane nga turistet me potencial ne Greqi.

Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vitin 2018-të, 1,121,472 shqiptarë hynë në shtetin fqinj për turizëm, me një rritje prej 19%.

Në Maqedoninë Perëndimore shqiptarët kanë shpenzuar në 2018-ën rreth 10 milionë euro, po aq sa gjermanët dhe bullgarët. Në Greqinë Perëndimore shpenzimet arrijnë në 29 milionë euro, të ndjekur nga gjermanët me 26 milionë euro dhe britanikët me 14 milionë euro.

Sa i përket Epirit, aty shqiptarët renditen të dytët me 40 milionë euro shpenzime, duke qëndruar pas gjermanëve që kanë shpenzuar 52 milionë euro, por përpara italianëve me 19 milionë euro.

Share: