Lajme optimiste vijnë në lidhje me vaksinën për Covid-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vaksina eksperimentale e koronavirusit që po zhvillohet nga kompania Moderna duket të jetë e sigurt dhe sjell një përgjigje imunitare në të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe të moshuarit, tha një zyrtar i kompanisë të mërkurën.
Të dhënat nga faza e parë e provës së sigurisë së vaksinës treguan vetëm efekte të buta negative, dhe gjeneruan një reagim imunitar tek vullnetarët e moshës 18 deri në 71 vjeç, tha Dr. Jacqueline Miller, drejtuesja e zonës terapeutike për sëmundje infektive në Moderna, gjatë një takimi të Komitetit Këshillimor për Praktikat e imunizimit.
Faza e parë e testimit u zhvillua në tre grupmosha: 18 deri 55, 56 deri në 70 dhe mbi 71 vjeç. Pjesëmarrësit morën dy doza 100mg të vaksinës me diferencë 28 ditë.
Antitrupat neutralizues – të cilët aktivizojnë virusin – u zbuluan në të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë edhe gamën e sipërme të moshës. Të gjitha grupmoshat gjithashtu dukej të prodhonin të njëjtën përgjigje imune – një shenjë e mirë, pasi njerëzit e moshuar shpesh kanë përgjigje më të dobëta ndaj vaksinave.
Reagimet më të shpeshta anësore ishin lodhja, të dridhura dhe dhimbja e kokës. Më shumë raste për efekte anësore u vërejtën pas dozës së dytë të vaksinës, por shumica e simptomave ikin brenda dy ditësh./ Opinion.al