Home Approccio Italo Albanese Letër në Redaksi

Letër në Redaksi

Pershendetje miq dhe lexues te Perqasje.com!

Si çdo vit pushimet verore edhe pse me veshtiresi, dyshime te convid19 vendosem ti kalonim ne vendlindje duke shpresuar te kthehemi pa proleme te medha te puna dhe vendbanimi ne provincen e Milanos.  Siç shihet rrenjet tona fatmiresisht jane me te forta se rrethanat ekonomike – jetsore qe na kane bere per te braktisur ne nje fare menyret Shqiperine.Nderkaq kete vit kane ndodhur kaq shume gjera sikur te kishte kaluar nje shekull e jo 12 muaj. Siç e dime termeti ka lene pasoja te medha por edhe convid19 e keqesoj me shume situaten brenda dhe jasht vendit per te gjithe ne. Cdo kthim ne Shenkoll, vendlindja ime, per mu nuk eshte vetem per te pushuar e defryer por nje zhytje, riperteritje ne historin, aktualitetin dhe perspektivat e ketij vendi ku kam lindur dhe e dua jashzakonisht shume.

Keshtu qe edhe takimi si me shoqeri si me njerez qe kane dhene dhe vazhdojne te japin kontributin e tyre per mireqenjen, kulturen dhe zhvillimin e kesaj zone te bukur bregdetare. Profesori dhe poeti Pal Ceka eshte nje nga keto personazhe, qe me kenaqesi takohemi per nje kafe duke biseduar per keto tematika qe ne ndonje fare menyret na perkasin te gjitheve.Rikujtuam, ku ai kujton me shume se une historin e Shenkollit, si lindi ky fshat, luftrat qe jane ber, herojnt e njerzit e shquar qe ka nxjerr ky vend. Per fat te keq me shembjen e komunizmit humbet shume materiali historik i vendit sepse gjithçka shkaterrohet dhe tretet ose shitet. Ne menyre te veçant thote profesor Ceka bibloteka ku kishte mjaft libra dhe enciklobedi te rralla qe sot nuk gjinden me.Duke pare shkollen e re qe po ndertohet pas rrenojave te termetit na ngjall nje shpres te madhe per brezat qe po vijne dhe do ta frekuentojne edhe me shume se perpara, duke qene me  e madhe e duke respektuar standartet europiane.Akoma shume hapa duhen bere per te arritur nivelet eurpiane te mesimdhenjes dhe te edukimit shoqeror.

Mjafton te mendosh problematikat gjiganteske te edukimit jo vetem shkollor por mbi te gjitha familjar. Siç e dime dhe e perserisim shpesh shkolla e pare eshte familja, aty ku merret edukimi me fjal dhe shembull te prinderve e njerzve qe na rrethojne. Nuk mund t’ja lejme gjithe barren shkolles dhe istitucjoneve perkatese sepse seicili nga ne eshte pergjegjes ne ndertimin e nje shoqerie me vlera te larta njerzore dhe kultuore.Urojme dhe shpresojme qe bashke me muret e shkolles ne rritet edhe niveli i arsimimit, ashtu edhe angazhimi i te gjitheve sebashku ne nje bashkpunim te ngusht reciprok mes shkolles dhe familjes.

Profesor Pali ka dhene shume per shkollen e Shenkollit “Lesh Nik Daka” ashtu edhe per kete zone, por a do te kemi ne te ardhmen njerez te mendjes dhe pendes si ky…? Po me tregonte si ne ato ambjente te vogla te shkolles para temetit kishte arritur te krijoj nje sken teatri, ku vet ai mer edhe rolin e rregjisorit. Poezit e tij na shoqerojne nepermjet rrjeteve sociale gjithkund neper bote dhe eshte nje menyr raportit virtual qe krijohet me gjithe vendin dhe njeri – tjetrin. Beri nje vit qe ka dalur ne treg libri i tij i pare me titull: “Nje mall i heshtur”, i cili po korr suksese dita – dites. Duke lexuar vargjet me poshte mu duk sikur ishte shkruar enkas per mu ky liber:

Nje mall i heshur!….——————————

Dielli perendoi ne oren e caktuar,tek me veshtron e bukura kitarene heshtje ka rene,eshte zemeruar,nga lotet qe me rrjedhin pa ndare.Ku e dinte ajo se kam rruge te gjatembase dallget e egra,s’do me kthejne ndonjehere,i hodha ca nota kuturu ate nate,kendonim mallin e heshtur, s’bashku pa u ndjere.Na zuri gjumi t’perlotur, e t’perqafuar,zeri i kendezit na zgjoi duke zbardhur ditae vara gjithe dridhje, por te akorduar.Per te ikur diku, larg vendit ku linda.U nisa per udhe,pa te bukuren kitare,me mori si nje leter, e me treti diku largsa here pentagramin me lot e kam lareme shpresa tek Zoti, se do kthehem prap…

Shkolles se Shenkollit “Llesh Nik Daka” i uroj nje vit te mbare shkollor. Gjithashtu edhe profesor Pal Cekes i uroj shendet dhe suksese te metejshme!

Aleks Vulaj Shenkoll – Lezhe​

Share: