Nga Marsela Koçi
Jetoj me emocionet e nje adoleshente
Kthehem prapa ne endrrat e saj
Kur qenin kapja prej litari dhe e shetisja ne fushat plot bar
I kendoja yjeve dhe i lutesha me ndjenjat feminore te nje adoleshente plot energji
Nuk kujtoja qe ikja do me conte aq larg nga shtepia qe me pa femije
Ja, te ky cepi I dhomes ku jam ulur, solla nje dite nje pellumb te sapo lindur, e ushqeva me grure dhe me miell pastaj, i ndertova kafazin mbi cati
Pas tij erdhen te tjere akoma dhe e mbushen shtepine plot me gumezhine
Ai i pari ish i veçante, se ma kish dhuruar shoku im
Sot nuk jane me pellumbat mbi cati
dhe as shoku im, me ta fluturoi ne mallet qe ngjallen pa mbarim
Une kthehem ndonje here te sjelle nder mend veten
Por e ikur nder kujtime jetoj si ata, si femije
Jeta femijenore eshte e zjarrte plot magji, ashtu sikur endrrat adoleshenciale qe te shtyjne te jetosh mes deshirash ne malinkoni
Dalldisin kujtimet me te embla mes fluturimit te pellumbave te bardhe mbi shtepi
Marsy, 20.08.20, Berat