Home KRYESORE Diplomati i njohur: Prishtinën po e martojnë me zor, po Tirana pse...

Diplomati i njohur: Prishtinën po e martojnë me zor, po Tirana pse ka entusiazëm!?

Sindroma e Beogradit

Nga Shaban Murati

Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk qenë në gjendje të bëjnë mini Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini Shengenin serb.

Mirë Prishtinën në dukje po e martojnë me zor, po Tirana pse e ka këtë entusiazëm, kur ka qenë njëherë e martuar me Beogradin në vitin 1946 dhe konsumuan martesën me zonën e përbashkët ekonomike, me bashkimin ekonomik dhe doganor, me njësimin e lekut shqiptar me dinarin jugosllav, etj.

Dhe, kur kryeministri i atëhershëm shqiptar me padurim i kërkonte me letër Titos të caktonte datën e bashkimit formal dhe përfundimtar të Shqipërisë me Jugosllavinë.

Dashuria e viktimës me xhelatin e saj nuk është vetëm histori letrare.

Është gabim të quhet “sindroma e Stokholmit”. Para saj kemi “sindromën e Beogradit” te qeveritë shqiptare në kohën e vjetër dhe në kohën e re.

Share: