Home Approccio Italo Albanese Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Ai do të zhvillohet në qytetin tonë në organizimin e presidentes së shoqatës kulturore New Umor Sound, znj.Luljeta Strefi dhe bashkëshortit të saj, z.Giuseppe Palumbo i cili është në rolin e drejtorit artistik. Në këtë festival do të marrin pjesë këngëtarë shqiptarë të cilët do të këndojnë këngë të përzgjedhura napoletane. 🎼

Eventi do të zhvillohet ditën e shtunë dt. 19 Shtator 2020 në orën 18.00 në sallën e Teatrit “A.Moisiu” pa praninë e spektatorëve, kusht i domosdoshëm ky për realizimin e këtij eventi. Masat për organizimin e këtij koncerti do të jenë tepër strikte dhe në sallë do jetë vetëm juria 😷 dhe në skenë do performojnë këngëtarët një e nga një.

Ky aktivitet do të transmetohet drejtpërsëdrejti online në faqen zyrtare të Festivalit të Napolit si dhe në valët e RTSH. Fituesi i këtij festivali do të përfaqësojë shqipërinë në festivalin Napoletan në Napoli të Italisë. Edicioni i 6-të i Festivalit të Napolit ne Itali është planifikuar në dhjetor 2020 në tre mbrëmje, në një teatër prestigjioz në Napoli.

Për artëdashësit dhe publikun i cili fatkeqësisht nuk do të jetë në sallë ka një surprizë, tingujt e këtij aktiviteti do të përcillen në sheshin Liria nëpërmjet anës zanore për tu dëgjuar e shijuar nga të gjithë qytetaret. 🎭 🎤🎹🎼

festivaldinapoli #newgeneration #durrës #albania #napoli #67viteteatrialeksandërmoisiu #rrinëshesh #dëgjomuzikë🇮🇹

Share: