Nga Kimete Berisha
Tash Presidenti Hashim Thaçi flet si Albin Kurti.
E ka ‘zbuluar’ se Asociacioni i Komunave serbe është Republika Srpska brenda Republikës së Kosovës.
Por atëherë, kur Albini e kundërshtonte marrëveshjen, Hashim Thaçit i dukej Albini malazez i poshtër, demek ata malazezët nuk janë të ndershëm dhe s’dinë çka është ndarja (anipse janë ndarë para nesh dhe pa pasoja nga Serbia).
Kur më 2013 e ka nënshkruar (me iniciale) marrëveshjen në Bruksel bashkë me Ivica Daçiçin, themelimin e Asociacionit e ka quajtur ‘marrëveshje historike’, e tash që e shikon malin i ulur në bar të lagur, e ka parë që paska qenë marrëveshje antikushtetuese.
Është shumë me rëndësi ta dini se kur vendosni të përmirësoheni në jetë dhe të iluminoheni, duhet të uleni në bar, sepse ju nuk e dini sa bukur ‘qesh’ bari. Çdo fije bar është një buzëqeshje fantastike (shikoje me mikroskop).
Asociacioni nuk është ‘i keq’ sot me Avdullah Hotin, por ka qenë i tillë atë ditë kur e themeloi Hashim Thaçi.
Plus abdurditeti, Hashim Thaçi e akuzon Avdullah Hotin për Asociacionin që e ka bë vetë, kurse Avdullahu vetëmbrohet dhe e ‘qetëson’ Hashim Thaçin 😂.
Kryeministri Avdullah Hoti e pranon se Asociacioni i komunave serbe është Republikë serbe brenda Kosovës, por e ka ndërmend ta kushtëzojë me njohje nga Serbia.
Pse Avdullah Hoti e jep Kosovën e nuk e jep veten për njohje nga Serbia, s’e kuptoj, s’e kuptoj pse nuk flijohet për njohjen e Kosovës nga Serbia, mbasi ka kaq merak.
Serbia për vete është shtet i ri, e ne asnjëherë s’kemi qenë nën Serbi (që me nda tokë e ujë me ta), po nën Jugosllavi, e cila nuk ekziston.
E kush është Ai që e lidhi të ardhmën e Kosovës me Serbinë, atij..Zoti…e dini ju.
Pra, Avdullah Hoti e ka ndërmend ta ndajë Kosovën, jo veç në Veri (sepse sipas marrëveshjes së Brukselit, Asociacionit kanë të drejtë t’i bashkohet secila komunë që dëshiron, për shembull Graçanica).
Është e habitshme sesi Avdullah Hoti vullnetarisht e merr mbi vete fajin dhe të gjtha ‘krimet’ dhe pasojat e dialogut të Hashim Thaçit, në dëm të Kosovës.
Si ata të ‘dashuruarit’ e magjepsur që bëhen edhe fajtor edhe gjykatës të vetvetes.
Nuk është e habitshme pse Hashim Thaçi tash po flet si ‘i pafajshëm’ që nuk e lejon askënd ta ndajë Kosovën (sepse atë të drejtë autoriale ia ka dhënë vetes).
Hashim Thaçit i ka ra zari nga qielli, rrallë ndodh (1 herë në 1000 vjet) që me ta çu ‘Zoti’ një kurban si Avdullahu, që e sakrifikon jetën për ty, kështu siç bën ky djali e i merr mbi vete të gjitha dështimet e Hashim Thaçit.
Këtë e bën sepse i duket interesant që ja ka pru ymri të zatetet me Trumpin, Grenellin, që e thërrasin gjinja në telefon e ia mbajnë çantën këshilltarët, kurse shefja e kabinetit tregoi sot gatishmëri edhe me ‘rreh’ Natyrën për ‘të’.
Por, është i mjerë ai që harron se askush nuk e thërret Avdullahun, por Kryeministrin.
Provo jep dorëheqje, këqyr a po të flet kush!
Pyete Hashim Thaçin a ta çelin telefonin ata që të premtuan ‘brda i doline’.