Raporti i ri i Universitetit Brown për Koston e luftërave amerikane, ka vlerësuar se rreth 37 milionë persona janë zhvendosur si pasojë luftërave të zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara nga 11 shtatori i vitit 2001.
Këto shifra tejkalojnë numrin e personave të zhvendosur nga konfliktet prej vitit 1900, kanë thënë autorët, duke bërë përjashtim për Luftën e Dytë Botërore.
Të dhënat e publikuara të martën, disa javë para se Shtetet e Bashkuara të hyjnë në vitin e 20-të të luftës ndaj terrorizmit, i cili ka nisur me pushtimin e Afganistanit më 7 tetor të vitit 2001.
Sipas të përditshmes amerikane, The New York Times, në këto shifra përfshihen kryesisht civilë të zhvendosur në dhe nga Afganistani, Iraku, Pakistani, Jemeni, Somalia, Filipinet, Libia dhe Siria.
Shifrat reale të të zhvendosurve është thënë se mund të jenë nga 48 deri në 59 milionë.
The New York Times, po ashtu ka thënë se në vlerësim nuk përfshihen miliona persona që janë zhvendosur në shtetet me operacione më të vogla amerikane kundër-terrorizimit si: Burkina Faso, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Mali dhe Nigeri./Opinion.al