Home KRYESORE Rama: Nga paketat ekonomike përfituan rreth 238 mijë të punësuar

Rama: Nga paketat ekonomike përfituan rreth 238 mijë të punësuar

Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook, shifrat në lidhje me mbështetjen e qeverisë për të prekurit nga pandemia e COVID-19.

Sipas kryeministrit Rama, nga paketat ekonomike janë vënë paguar 12 miliardë lekë për 237.883 të punësuar në 82,089 biznese.

Nga paketa e parë, sipas shifrave të publikuara nga kryeministri, përfituan 65.361 individë në vlerën 5.1 mld lekë.

Ndërkohë në paketën e dytë përfituan 172,522 persona me vlerën 6.9 mld lekë.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e Covid19 gjatë muajve të mbylljes së madhe, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Opinion.al

Share: