Home Gjeo-Ekonomia “Të zgjidhim çështjet e së kaluarës”, zbardhet takimi Rama-Mitsotakis

“Të zgjidhim çështjet e së kaluarës”, zbardhet takimi Rama-Mitsotakis

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis pas takimit të djeshëm kanë rënë dakord  që të zgjidhin çështjet e së kaluarës. 

Rama ndodhet në Athinë si kryetar i OSBE-së për dy ditë, ku do të takojë diplomatët grek dhe të diskutojnë për çështje të ndryshme rreth dy vendeve.

Gjatë darkës në Akropol të Athinës, Rama diskutoi me Mitsotakis zhvillimet aktuale në Mesdheun Lindor, duke u përqendruar në veprimet e Athinës për të kufizuar EEZ me Italinë dhe Egjiptin.

Mediat greke kanë zbardhur takimin e tyre, ku sipas burimeve qeveritare, të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, duke respektuar gjithmonë kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian.

Të dy homologët shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e tyre brenda NATO-s. Një ndër çështjet e tjera delikate që u diskutuan ishte pakica kombëtare greke në Shqipëri, e cila sipas tyre duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

Pas një takimi me rezultate pozitive, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën dhe të forcojnë marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve.

Top Channel

Share: