Home KRYESORE Akuzat për lidhje me inceneratorin e Elbasanit, flet Ahmetaj duke mos marre...

Akuzat për lidhje me inceneratorin e Elbasanit, flet Ahmetaj duke mos marre asnje pergjegjesi…

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka mohuar që të ketë qenë në konflikt interesi me Mirel Mërtirin, i cilësuar si personi që qëndron pas inceneratorit të Elbasanit.

I pyetur lidhur me artikujt e publikuar në media, se në 16 Korrik të vitit 2017 Ahmetaj ndodhej në makinë pikërisht me personin në fjalë gjatë një aksidenti pranë Kumanovës, ministri nuk e ka mohuar këtë fakt.

Por ai ka thënë se fakti që në dokumentat e inceneratorit ndodhej bashkëjetuesja e Mërtirit, nuk përbënte një konflikt interesi për miqësinë e tij.

Gjithashtu Ahmetaj refuzoi të tregoi se si dhe kur niste njohja e tij me Mirel Mërtirin.

Ahmetaj: Kur flasim për një aksident duhet t’u referohemi të dhënave zyrtare. Ju referuat Mërtirit, Nardit, Gjokajt. Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është e ditur nga investigimi i Prokurorisë për shkaqet e aksidentit. Më nxirrni emrat e pronarëve të inceneratorëve. Ai djali nuk figuron fare.

Mentor Kikia: Figuron bashkëshortja.

Ahmetaj: Unë mund të udhëtoj, mund të ha darkë mund të pi kafe me dhjetra administratorë. Me shumë biznesmenë.

Unë nuk kam qenë pjesë e procedurës. E dini çfarë është konflikti i interesit? Personi që ju i referoheni nuk figuron në dokumenta.

Kikia: Është bashkëshortja.

Ahmetaj: Bashkëshortja ka përgjegjësi personale.

Kikia: Ju doni që ta besoj unë këtë. Ju jeni në makinë me një person dhe bashkëshortja e tij fiton një tender 25 milionë euro./Opinion.al

Share: