Home KRYESORE Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA infektohet me COVID-19: Kam takuar…

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA infektohet me COVID-19: Kam takuar…

Ka rezultuar pozitiv me koronavirus ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber.

Lajmi është konfirmuar nga vet ambasadorja përmes një postimi në “Facebook”, e cila sqaron se ditën që është nisur drejt Shqipërisë testi kishte rezultuar negativ, por kur është kthyer nga vendin ynë ajo është testuar dhe ka dalë pozitiv me COVID-19.

Po ashtu ajo thotë se ka zhvilluar shumë takime pune me zyrtarë, kolegë, shokë e miq dhe nuk mund t’i njoftojë dot një nga një, teksa shton se në çdo ambient ka qenë me maskë dhe ka ruajtur distancën.

Ndërkohë, iu bën apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të tregohen të kujdesshëm si edhe të mbajnë gjithmonë maskën.

Statusi:

Të dashur miq,

Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington.

Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19.

Përgjigja ishte POZITIV

Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.

Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë.

Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm.

Mos i hiqni në asnjë moment maskat

Uroj më të mirën për secilin nga ju!/ Opinion.al

Share: