Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët u shpreh se statistikat e publikuara për situatën e përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri nuk paraqesin realitetin.
“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament, ku mininistria e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e ramës me codiv-19. Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që sic e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me COVID, që kurrë u raportuan si të tillë. Kjo, me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit.
Kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për 6 ditë e për 3 – 4 ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë 6 ditë, e tre ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit.
Mos marrja e masave, gënjehet me papërgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë. Nëse do bliheshin me shumë teste, nuk do pritej 6 ditë për tamponin infeksioni do kontrollohej. E lehtë të fshihehsh pas maskës”, tha Basha.
Kryeetari i PD shtoi Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve.
“Vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash ëahtë baraz me 14 mijë tamponë. Gjithë qyteti i Durrësit me 15 tamponë në dispozicion, 60 kërkesa për testim. Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve”, tha kryetari i Partisë Demokratike./Lapsi.al