Shtatëmbëdhjetë nga 27 vendet në BE, së bashku me Britaninë e Madhe, janë renditur me të kuqe në hartën e re europiane për kufizimet e udhëtimit, e publikuar sot nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Në këtë hartë, e premtuar të martën në Luksemburg për të harmonizuar më mirë rekomandimet, vetëm tre vende të BE-së ose Zonës Ekonomike Europiane, Norvegjia, Finlanda dhe Greqia, janë kryesisht me të gjelbër, ndërsa pesë vende, Italia, Qipro, Estonia, Lituania dhe Letonia, janë kryesisht me portokalli.
Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka dhe Islanda, nuk janë të koduara me ngjyra për shkak të mungesës së të dhënave të testimeve, për një arsye të paspecifikuar.
Sipas rekomandimit, ndryshe nga ata që vijnë nga një zonë e gjelbër, udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli dhe e kuqe (ose gri) mund t’u nënshtrohen masave kufizuese gjatë mbërritjes.//ATSH