Home KRYESORE Deklarata e Metës për gjobat,Rama: Për të rëndësi ka si të helmojë...

Deklarata e Metës për gjobat,Rama: Për të rëndësi ka si të helmojë popullin

Teksa prezantoi task forcën pro shëndetit, kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe deklaratën e presidentit Ilir Meta në lidhje me gjobat për mosmbajtjen e maskës.

Rama tha se për “presidentin nuk ka rëndësi asgjë tjetër, veçse si të helmojë e të dëshpërojë popullin e vet, që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë c’të mundet për SHPK-në e tij të falimentuar.”

Kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, pasi në këtë mënyrë mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre.

“Ne aplikojmë gjoba, prej ditës së parë. Dhe cohet e ndjesë se nuk do duhet të bëhet personazh në fjalim, cohet Presidenti e flet për gjobën maskat, si shantazh ndaj lirive e të drejtave, sepse për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, veçse si të helmojë e të dëshpërojë popullin e vet, që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë c’të mundet për SHPK-në e tij të falimetnuar, të dëshpëruar nga helmi. Sot gjoba në Neë York shkon në 15 mijë $, në Europë, shkon mesatarisht 1 mijë euro, dhe gjobat që shkojnë deri në ekstreme si një çift që puthen në park ku skanë njerëz hanë gjobë se s kanë të njëjtën adresë. Kjo është luftë duam s’duam ne është luftë, Si mund të thuash shantazh, si mund të bësh karshillëqe të tilla sikur je në pyll.”-u shpreh Rama./ Opinion.al

Share: