Home KRYESORE Dita e 17 e grevës/Naftëtarët çajnë kordonin e policëve dhe futen në...

Dita e 17 e grevës/Naftëtarët çajnë kordonin e policëve dhe futen në Uzinë

Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë protestuar përsëri në dyert e Uzinës dhe kanë çarë kordonin e policëve duke hyrë në ambientet e brendshme të saj.

Ata përsëritën edhe njëherë kërkesat e tyre dhe theksuan faktin se në Uzinë nuk ka asnjë njeri tjetër që punon përveç punonjësve të policisë private që ruan objektin.

Prej ditës së djeshme, naftëtarët kërkuan librezat e tyre të punës që ndodheshin brenda uzinës, ndërsa sot kreu i sindikatës tha se këto libreza duhen firmosur por në Uzinë nuk ka asnjë personel administrate që ta bëjë këtë.

Ai theksoi gjithashtu se kjo revoltë nuk bëhet për të marrë rafinerinë por për të treguar se aty nuk ka asnjë privat që punon.

“Duhet të reagojnë një orë e më parë. Kjo është një tallje e madhe. E bëmë këtë veprim sot që të mos dalin më në media dhe të thonë privat privat. Ku është privati. Këta kanë marrë një urdhër për të mos i nxjerrë zbuluar. Këta thonë le të vdesin këta naftëtarë në grevë urie. Ndoshta do fillojmë të marrim menaxhimin e terrenit. Personat e duhur t’i bëjnë thirrje shtetit të marrë në dorë rafinerinë. Kryeministri tha me ndihmën e zotit. Ne kemi 17 ditë në grevë urie këtu. Nuk është problem për të marrë rafinerinë. Ne donim të tregonim se këtu nuk ka pronar. Për të marrë rafinerinë mund ta marrim me një thirrje vijnë 800 naftëtarë. Kush do të na ndalojë ne, këta policët privatë?!”, u shpreh kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj. /Opinion.al

Share: