Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Do të zgjedhim kush do të trajtohet”,Rama mbron deklaratën e Manastirliut

“Do të zgjedhim kush do të trajtohet”,Rama mbron deklaratën e Manastirliut

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, duke sqaruar deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se nëse ka fluks në spitale nga infektimet me koronavirus do të përballemi me zgjedhjen kush do të trajtohet i pari.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka thënë se Basha nxori nga konteksti fjalën e ministres, ndërsa shton se ajo s’ka dashur që të thotë gjë tjetër, veçse t’iu bëjë apel njerëzve që të mbrojnë veten dhe të tjerët.

“ Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve! Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, “kjo kriminele e pashpirt”, paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se “kush do kurohet e kush jo!”! AS E KA THËNË, AS NUK KA DASHUR TË THOTË TJETËR GJË NGA AJO QË KA THËNË DHE THEMI PËRDITË: O NJERËZ MBRONI VETEN DHE TË TJERËT, SE VENDE SHUMË TË FORTA SE NE KANË GJETUR BELANË ME KËTË MORTJE! Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete”,- shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se askush nuk ia jep të drejtën kryeministrit Edi Rama dhe Manastirliut se kush do të jetojë e kush jo./ Opinion.al

Share: