Home KRYESORE E kthyer nga Siria, SPAK do marrë në pyetje Floresha Rashën

E kthyer nga Siria, SPAK do marrë në pyetje Floresha Rashën

SPAK do të marrë në pyetje Floresha Rashën pas kthimit prej Sirisë një ditë më parë, duke vijuar kështu hetimin e xhihadistëve shqiptarë të larguar në luftë.

Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikojë udhëtimin nga Shqipëria në drejtim të Turqisë e më pas drejt destinacionit final në Siri.

SPAK pritet të pyes për rekrutuesit, financuesit dhe personat që kanë ndihmuar Rashën dhe bashkëshortin e saj drejt rrugëtimit në Turqi në vitin 2013.

Marrja në pyetje pritet të kryhet sapo gjendja shëndetësore e Floresha Rashës të jetë e qëndrueshme, pasi ajo është plagosur gjatë qëndrimit në Siri.

Kujtojmë se pas operacionit të riatdhesimit Kryeministri Rama deklaroi dje se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale.

Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 me bashkëshortin dhe djalin e mitur, përmes Stambollit. Në vitin 2014 Diamant Rasha u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, edhe sipas një interviste të babait të Diamantit ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë./Opinion.al

Share: