Home KRYESORE ETIKA E KOMUNIKIMIT

ETIKA E KOMUNIKIMIT

Nga Klodi Stralla

Rrjeti social Facebook eshte padyshim nje instrument teknologjik shume efikas, i thjeshte dhe i drejtperdrejte, qe na ndermjeteson, ne cast, me njeres te njohur dhe te panjohur, qe jane shume kilometra larg nesh apo edhe shume prane; na jep mundesi te shkembejme njohuri dhe pikpamje, pse jo edhe te debatojme per shqetesime dhe ceshtje te perbashketa, per te cilat jemi apo jo ne te njejten mendje. Por qe te jete nje mjet komunikimi korekt, qe t’i bashkoje dhe jo t’i ndaje njerezit, ka nevoje per nje etike komunikimi miqesore, tolerante, dashamirse, argumentuese dhe mbi te gjitha mbipersonale.

Une jam munduar ta perdor kete rrjet virtual me qellim qe gjithsecili prej miqve te mij te pjesemarre ne debat, mbi tema nga me te ndryshmet, te karakterit historik, te shqetesimit qytetar, te vleresimit te ngjarjeve apo njerezve te shquar te kombit tone; nuk e kam perfytyruar kurre si nje gare, ku secili te “shese” mend sa me shume apo te denigroje dhe fyeje tjetrin.

Shkalla e emancipimit te nje kombi apo nje individi, nuk eshte volume i njohurive te tij, por aftesia per te mirepritur me durim edhe mendimet apo opinionet e te tjereve, duke i pranuar apo kundershtuar ato vetem me argumenta dhe llogjike te shendoshe.

Gjeste te tilla si fjalet fyese, ironizimet, cinizmi apo edhe largimi nga komunikimi per motive te ulta personale eshte i papajtushem me etiken e sotme te komunikimit njerezor.

Le ta perdorim kete instrument te mrekullushem te mendjes njerezore vetem ne dobi te saj

Share: