Home KRYESORE Flet eksperti i ekonomisë: Taksa progresive e gabuar, ja zgjidhja…

Flet eksperti i ekonomisë: Taksa progresive e gabuar, ja zgjidhja…

Teksa jemi pak muaj para fushatës zgjedhore, dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë dalë me një plan ekonomik për qeverisjen e mandatit të ardhshëm.

Në atë plan ekonomik, Partia Demokratike argumenton se do të bëhet një ndryshim sa i takon taksave, sipas tyre nëse vijnë në pushtet do të kalohet nga taksa progresive në atë të sheshtë. Ndërsa Partia Socialiste vijon të qëndrojë te taksa progresive, duke i besuar idesë se i pasuri duhet të paguajë më shumë se i varfëri. Kjo temë u argumentua në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

I ftuar në studio ishte eksperti i ekonomisë Besart Kadia. Ai tha se taksa progresive nuk është ajo e duhura në vendin tonë, pasi personat që marrin rreth 1.000 mijë euro në muaj sipas tij janë mjekët dhe inxhinierët. E për këtë arsye, shteti i merr më shumë taksë këtyre shtresave për të ndihmuar shtresat më të ulëta, por sipas Kadias kjo gjë në vendin tonë nuk ndodh. Ai propozoi që qeveria të miratojë një taksë të thjeshtë, e cila ka një referim fiks për 9% të të ardhurave.

Denis Dyrnjaja: Shtresa më e diskriminuar është shtresa e mesme. Të paktën për respektin për të paguar taksat, e taksave të larta. Taksa progresive duhet thënë që na shkon, deri në 13 % për njerëz që i paguajnë rregullisht këto taksa. Opozita thotë që do të kthehemi tek taksa e sheshtë, Rama thotë se do të qëndrojë tek taksa progresive. Kjo taksa progresive çfarë prodhoi këto shtatë vjet, prodhoi atë që u proklamua që në fillim.

Besart Kadia: Patjetër që jo, u hoqën 50.000 njerëz nga ndihma ekonomike. Teorikisht, taksa progresive është që ja merr të pasurve dhe ia jep të varfërve.

Denis Dyrnjaja: A ishte dështim sipas teje taksa progresive.

Besart Kadia: Patjetër, e plotë. Uroj që kjo qeveri të rikthehet dhe po nuk pati mundësi ta bëjë sot, po su bë ta bëj qeveria tjetër. Kjo është një nga ato deformimet e panevojshme që iu bë kapitalit njerëzor.

Denis Dyrnjaja: Ti rekomandon rikthimin e taksën e sheshtë.

Besart Kadia: Ti the e sheshtë, unë them e thjeshtë. E thjeshtë është pavarësisht sa janë të ardhurat, t’i e dinë që e ke referimin 9%. E ke psikologjike, e ke të kalkuluar, e ke gjithë kohës të menaxhueshme.

Denis Dyrnjaja: Po mirë është normale edhe dikush që fiton 100 milionë lekë dhe dikush që fiton 1 milion lekë.

Besart Kadia: A e dinë sa njerëz janë në Shqipëri që marrin 1 mijë euro në muaj. Janë 12 mijë njerëz dhe maksimumi shkon 20 mijë. Këto janë inxhinier, doktorë, të cilët kanë marrë shumë kosto në jetën e tyre, i merr më shumë taksa dhe nuk ia kthen mbrapsht ë varfërve. Pra në këtë kuptim taksa progresive nuk e ndihmon atë që ka objektiv, harmonizim dhe drejtësi sociale.

Denis Dyrnjaja: Është kompleks për qeverinë për ta pranuar këtë gjë.

Besart Kadia: Është kompleks i panevojshëm, mund ta ndryshosh brenda natës pa problem fare.

Denis Dyrnjaja: Duhet të kërkojë falje?

Besart Kadia: Jo duhet të bëj një analizë, për disa shtete funksionon për disa shtete jo. Në Shqipëri nuk funksionoi dhe do të rikthehemi tek një taksë më e menaxhueshme.

Top Channel

Share: