Home KRYESORE Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe,...

Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe, u ekzekutuan me armë zjarri pas sherrit për kanabisin

MALËSI E MADHE

Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve të zhdukur prej gjashtë ditësh në Malësinë e Madhe. Mësohet se policia ka gjetur trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se dy të rinjtë janë gjetur të vrarë me armë zjarri në zonën malore të Vrithit, në Malësi të Madhe. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se trupat e pajetë të Çtajt e Pepajt janë gjetur në afërsi të parcelës me kanabis, aty ku ka ndodhur dhe sherri mes tyre dhe Danjel Pepajt.

Të rinjtë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj rezultonin të zhdukur prej 3 tetorit, bashkë me shtetasin Danjel Pepaj, i cili dyshohet si personi që i ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas iu ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur.

Sipas burimeve, para se dy të rinjtë të zhdukeshin, ka pasur një sherr mes tyre dhe Danjel Pepajt për parcelat me kanabis, i cili ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Nga të dhënat që siguroi sot “BalkanWeb”, dyshohet se pasi ka qëlluar me armë dy të rinjtë, Danjel Pepaj ka telefonuar vëllanë e tij, që ndodhet në Itali, dhe i ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe i ka thënë se “njërin e kam qëlluar në ballë direkt, ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”. Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”.

(BalkanWeb)

Share: