Home Gjeo-Ekonomia Gratë në grevë urie: Do vijojmë protestën deri sa kërkesat të plotësohen

Gratë në grevë urie: Do vijojmë protestën deri sa kërkesat të plotësohen

Gratë e naftëtarëve të Uzinës së Ballshit, janë futur sot në ditën e dytë të grevës së urisë. Ato thonë se do të vijojnë të protestojnë deri sa kërkesat e tyre të plotësohen. Sakaq, gratë i kanë bërë thirrje të gjitha grave të Republikës së Shqipërisë si dhe ambasadoreve femra në vendin tonë që të sensibilizohen dhe t’i bashkohen protestës së tyre pasi gjendja e tyre është shumë e vështirë.

Gratë janë shprehur për mediat se nëse në Uzinën e Ballshit investohet dhe bëhet remonti në bazë të reparteve puna do të fillojë, siç ka ndodhur edhe në rastet e tjera.

Gratë e naftëtarëve të Uzinës së Ballshit po qëndrojnë të “ngujuara”për marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në Uzinën e Naftës. Ato shprehen se kërkesat e tyre janë të realizueshme ndërsa pagat e prapambetura nuk janë lëmoshë.

Greva e urisë në Ballsh po vijon prej 20 ditësh. Në ditën e 18 dolën burrat, pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitej e mirë dhe u zëvendësuan nga gratë./ Opinion.al

Share: