Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Greva e naftëtarëve në Ballsh: Nuk tërhiqemi, shteti rregullatori i vetëm

Greva e naftëtarëve në Ballsh: Nuk tërhiqemi, shteti rregullatori i vetëm

Vijon të përkeqësohet gjendja shëndetësore e grave naftëtare në Ballsh të cilat prej 9 ditësh janë gutur në grevën e urisë duke kërkuar gjetjen e një zgjidhje për shlyerjen e pagave të prapambetura.

Ndërkohë, Silvana Fejzaj, një prej grevisteve që pati probleme shëndetësore mbrëmjen e kaluar, është rikthyer për të vijuar të mbështes kauzën e nëftëtarëve.

Por, pavarësisht përjeqësimit të situatës, gartë naftëtare kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.

Ato i bënë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje dhe të mos heshtë si dhe të nisë një grup negociator.

“Shteti është rregullator i vetëm. Këmbëngulja jonë vazhdon. Uzina ka sasi malli të konsiderueshme e të na paguajë shteti”, deklaruan naftëtaret.

Share: