Sot ishin për vizitë pune në Institutin Kulinar Neranxi, Zëvëndës Ambasadori italian, Alberto Petrangeli dhe znj. Lucia Cucciarelli përgjegjëse për Edukimin në Ambasadën Italiane.
Përfaqësuesit e Ambasadës u pritën nga presidenti i Kompania Neranxi dhe drejtues të Institutit Kulinar Neranxi në një ambjentet e shkollës më të madhe të kulinarisë në Ballkan dhe, tërësisht të modelit italian të kulinarisë.
Biseda midis miqve italo-shqiptar, bëhet me dije në faqen e Institutit Kukinar Neranxi, u përqëndrua tek iniciativat e Ambasadës italiane për Javën e Kuzhinës Italiane në Shqipëri ku kompania dhe Instituti Kulinar Neranxi dotë jenë partner në organizime të përbashkëta kulinare.
Zv. Ambasadori Petrangeli ka komplimentuar organizimin, dimensionin e madh të Institutit Kulinar Neranxi, duke nënvijëzuar faktin se “know how” në këtë institucion edukimi profesional është mbi 70% italian, por gjithashtu edhe faktin që Kompania Neranxi është përfaqësuese në Shqipëri e Kosovë e kompanive italiane me emër dhe që tregëton produkte cilësore të industrisë ushqimore italiane.
Sipas faqes së IKN, Presidenti i Kompania Neranxi z. Nikollaq Neranxi ka falenderuar diplomatët italianë për vizitën e tyre dhe është shprehur se ai ishte shumë i kënaqur që përfaqësonte bizneset italiane në Shqipëri dhe Kosovë dhe, se ndihej krenar që vëndi mik i Italisë ka kontribuar në kulturën grastronomike dhe kulinare në Shqipëri që rreth viteve 90’, kur – siç ka bërë me dije z. Neranxi – edhe kompania Neranxi ka nisur historinë e saj të biznesit jo rastësisht duke u bërë importuese e produkteve dhe kuzhinës italiane, e cila sipas Neranxit është ambasadore në botë për origjinalitetin dhe cilësinë e saj.
Bëhet me dije që takimi ka përfunduar përzemërsisht duke parashikuar vazhdim më dinamik të bashkëpunimit midis Ambasadës Italiane dhe historisë të këtij biznesi Italo-Shqiptar në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.
Pritet që Instituti Kulinar Neranxi gjatë javës së Kuzhinës Italiane në botë të jetë partner i Ambasadës italiane në disa iniciativa dhe me moton: Neranxi sjellës i shijes italiane në Shqipëri.