Home KRYESORE Kodi Zgjedhor, “Venecia” pranon kërkesën e Metës

Kodi Zgjedhor, “Venecia” pranon kërkesën e Metës

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

Në letrën e drejtuar Metës, shkruhet se në seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor në Shqipëri.

Kjo përgjigje vjen në një kohë kur politika shqiptare është përfshirë nga debate të ashpra, pasi presidenti dekretoi kthimin e ligjit në Kuvend për Kodin Zgjedhor. Ndërkohë, komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Metës, ndërsa pritet që raporti i komisionit të votohet ditën e enjte në Kuvend.

LETRA E PLOTE

I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

Share: