Home Gjeo-Ekonomia “Kufijtë detarë në Hagë”, reagon BE: E mirëpresim vendimin e qeverive

“Kufijtë detarë në Hagë”, reagon BE: E mirëpresim vendimin e qeverive

Komisioni Europian ka reaguar pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias.

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord sot për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë çështjen e kufijve detarë mes dy vendeve.

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero, është shprehur se BE e mirëpret vendimin e dy qeverive.

Zyrtarja e KE shkruan mes të tjerash se çështjet e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare. Çështjet në lidhje me caktimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Anna Pisonero në Twitter./ Opinion.al

Share: